Aeroporti i Prishtinës me sqarime shtesë për pezullimin e fluturimeve shkaku i koronavirusit
BILLI

Lexo edheKurti shtyu heqjen e tarifës, vjen reagimi amerikan

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka thënë se lusin të gjithë udhëtarët që të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore për çdo informacion që mund t’iu duhet.
Tutje ajo shtoi se ndalesa për fluturime në arritje me udhëtarë hyn sonte në fuqi pas orës 00:00.
Gara tha se deri në këtë orë të gjitha fluturimet përfshirë ato në arritje me udhëtarë do të realizohen.

Lexo edheKurti shtyu heqjen e tarifës, vjen reagimi amerikan
“Pas kësaj ore do të realizohen fluturimet në arritje pa udhëtarë ndërsa ato në nisje me udhëtarë”, shtoi ajo.
E gjithë kjo po bëhet për shkak të masave shtesë lidhur me parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavrisuit.