Aeroporti i Nishit reklamohet në Prishtinë (Foto)
dp·

Aeroporti i Nishit ka nisur një fushatë reklamimi edhe në Republikën e Kosovës.
Një billbord gjigant është vendosur te “Qafa” në Prishtinë ku u kërkohet apo u sugjerohet kosovarëve që të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti me çmime të lira.
Por është absurde të reklamohet ky aeroport, ku kosovarëve nuk u njihen pasaportat nga ky vend dhe numri i atyre që mund të lëvizin nëpërmjet Nishit është vetëm nëse kanë dy shtetësi, raporton Indeksonline.

Lexo edheDemonstrata kundër Trumpit: Protestuesi tenton ta djegë veten për se gjalli (Video)
Sipas të dhënave në billbord, çmimet nisin nga 10 euro për disa nga destinacionet si në Gjermani, Zvicër e Itali. Në këtë vend operojnë kompanitë si Wizzair, Germania, Swiss dhe Ryanair.















