Adnan Januzaj po stërvitet në Dubai, gati për tu rikthyer në formë
dp

Lexo edhe”Panenka” nga Salah, Egjipti në epërsi ndaj Afrikës së Jugut (VIDEO)

Futbollisti me preardhje nga Kosova sapo ka kaluar një lëndim, por pavarësisht pushimit të Krishtlindjeve, ai nuk ka ndalur punën.
Januzaj ka postuar një video ku shihet duke u stërvitur në Dubai, në ”Apex Football Performance”, një qendër stërvitore e frekuentuar edhe nga Cristiano Ronaldo.
Ai po stervitet vetëm, para se të rikthehet te Sevilla me 28 dhjetor, ku është thirruar seanca e parë stervitore pas pushimit të Krishtlindjeve.

Lexo edhe”Panenka” nga Salah, Egjipti në epërsi ndaj Afrikës së Jugut (VIDEO)
Skuadra andaluziane, ndeshjen e parë për vitin 2026 e zhvillon me 4 janar kundër Levantes.
Adnan Januzaj ka shënuar vetëm dy gola me fanellën e Sevillas këtë sezon, por ka pasur edhe disa lendime që i kanë pamundësuar të ketë minuta të mjaftueshme.