Sulmuesi Admir Mehmedi ende kujton një moment kur ishte plaçkitur xhaxhai i tij.
Thotë se ai moment ia ka ndryshuar jetën.
“Xhaxhai im Hasimi në vitin 1999 kishte një lokal në Seuzach. Kur një natë mbylli lokalin, ai u sulmua nga persona të armatosur. Ata ia morën paratë, por më e keqja ishte dëmi psikologjik. Është një skenë që ka ndryshuar gjithë jetën time”, rrëfeu Mehmedi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.
Mehmedi në atë kohë jetonte në Tessin. Babai i tij Emerliu, në fund të viteve‘80, kishte lëshuar një post si shef i 300 personave në një firmë të drurit në Maqedoni për të punuar në një piceri në Bellinzonë.
Në vitin 1993 ai mori fëmijët e tij, Arsimin nëntëvjeçar atëbotë, Admirin dyvjeçar, si dhe bashkëshorten.