back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaBotëAdhuruese e sportit dhe akademike intelegjente: Këto gjëra për Kolinda Kitarovic me...

Adhuruese e sportit dhe akademike intelegjente: Këto gjëra për Kolinda Kitarovic me siguri nuk i keni ditur |PAMJE

Të ngjajshme

Ndonëse Kolinda Grabar-Kitarovic ka shërber në disa pozita të lartë në vendin e saj si politikane e diplomate, zgjedhja si presidente e Kroacisë padyshim që mbetet arritja e saj më e lartë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo e fitoi presidencën në vitin 2015 në një garë të fuqishme, e dominuar kryesisht nga burrat.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë disa gjëra rreth presidentët Kolinda, të cilat mund të mos i keni ditur më parë.

1.Ajo është presidentja më e re në historinë e Kroacisë

Kolinda Grabar-Kitarovic jo vetëm që është presidentja e parë grua në historinë e Kroacisë, ajo po ashtu është edhe më reja.

2. Kolinda është një prej grave më të fuqishme në botë

Kur Kolinda u zgjodh si presidente, detyrë primare e saj ishte t’i shërbente popullit të saj. Por u bë figurë edhe më e rëndësishme, kur u zgjodh një prej grave më të fuqishme në botë nga Forbes.

3. Ajo lufton për të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave

Shumë gra pëlqejnë t’i thërrasin feministe, por jo edhe Kolinda. Ajo thotë se nuk është feministe, por lufton për të drejta të barabarta mes dy gjinive.

4. Ajo është një akademike intelegjente

Presidentja kroate është e edukuar mirë dhe ka përfunduar studimet në disa prej institucioneve më të mira në botë.

Ajo ka përfunduar studimet master në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Shkencave Politike, për Mardhënie Ndërkombëtare. Po ashtu, ajo ka studiuar një vit në Meksikë, ka fituar bursë për Harvard dhe disa universitete të tjera.

5. Kolinda flet disa gjuhë

Bota ka shumë gjuhë, por duhet t’i dini vetëm ato më të përhapurat, njësoj si Kolinda.
Presidentja flet rrjedhshëm kroacisht, anglisht, spanjollisht dhe portugalisht. Ndërsa, ka njohuri bazike në frengjisht, italisht dhe gjermanisht.

6. Ajo është adhuruese e sportit

Presidentja Kolinda është adhuruese e sporteve, e një gjë e tillë u dëshmua më së miri në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, që u mbajt në Rusi./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit