Ademi nga Monaco: Uroj që së shpejti të shohim ekipe nga Kosova në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
dp

Lexo edheDrita po kërkon të shkruaj historinë, formacionet zyratre ndaj Differdange

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka shprehur kënaqësinë për të qenë pjesë e një ngjarjeje të tillë madhështore që, siç tha ai, bashkon klubet më të mira të Evropës, raporton lajmi.net
“Sot ndodhem në Monaco, ku po mbahet shorti i Ligës së Kampionëve, së bashku me mikun tim, Armand Duka. Është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e një eventi kaq madhështor që bashkon klubet më të mira të Evropës,” shkroi Ademi.
Ai gjithashtu u shpreh krenar për përparimin e klubeve shqiptare në garat evropiane dhe shprehu dëshirën që në të ardhmen e afërt të shihen edhe ekipet nga Kosova në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo edheDrita po kërkon të shkruaj historinë, formacionet zyratre ndaj Differdange
“Jemi krenarë që klubet tona po tregojnë rritje të vazhdueshme të performancës në garat evropiane. Uroj që në të ardhmen e afërt të shohim edhe ekipet nga Kosova në fazën e ligës në garën elitare të futbollit evropian,” përfundoi Ademi./Lajmi.net/