back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaSport​Ademi: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës

​Ademi: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës

Të ngjajshme

Yakin për lojën me Kosovën: Ky s’është më duel vëllazëror, duam fitore

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur një...

Bashës i shkon në zyre ambasadori britanik, u diskutua për seancën konstituive të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Konfirmohet gjithçka, dyshja e famshme në lidhje dashurie

Në një foto të re, imazhet kapin Zoe Kravitz...

Yamal po feston si LeBron, e vendos në kokë kurorën e mbretit të Barcelonës

Lamine Yamal është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron...

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka folur para ndeshjes kualifikuese mes Zvicrës dhe Kosovës, duke shpjeguar pse Leon Avdullahu vendosi të përfaqësojë Kosovën.

Ademi tha se Zvicra nuk ka arsye të frikësohet, pasi marrëdhëniet mes dy federatave janë të mira. Ai theksoi në një intervistër për medium zviceran ‘Blick’ se Avdullahu e mori vendimin me zemër dhe është pjesë e një projekti afatgjatë për të ndërtuar një gjeneratë të re lojtarësh që synon Kampionatin Evropian, ku mes tyre ai shihet si lider i ardhshëm.

“Ne kemi sjellë shumë lojtarë të rinj midis 17 dhe 20 vjeç për të formuar ekipin tonë për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi është të arrijmë Kampionatin Evropian. Dhe Leoni luan një rol veçanërisht të rëndësishëm si udhëheqës. Ne e shohim atë si pjesë të brezit të ri që do të formojë themelin. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht, ai është ende i ri – dhe nuk duam t’i bëjmë shumë presion. Por mendojmë se ai ende mund të zhvillohet shumë mirë”, ka thënë Ademi.

Duke folur për raportet me Zvicrën, kreu i FFK-së nënvizoi mirënjohjen ndaj këtij vendi për kontributin në zhvillimin e futbollistëve shqiptarë dhe tha se Kosova respekton çdo zgjedhje të lojtarëve me dy shtetësi. Ai nuk përjashtoi që në të ardhmen edhe talente të tjerë si Albian Hajdari të bashkohen me Kosovën.

“Ne nuk e detyrojmë askënd të luajë për ne. Kushdo që ndjehet kosovar dhe dëshiron të kontribuojë është i mirëpritur”, përfundoi Ademi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz