back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeAbelard Tahiri: Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit

Abelard Tahiri: Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit

Të ngjajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi...

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, reagon ndaj fletarrestimeve që Serbia është duke lëshuar për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pas arrestimit të Tomor Morinës me një urdhër nga Serbia,  organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale edhe ndaj shtetasit H.M.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Pa kaluar as një javë e plotë nga përpjekja për ta marrë në mënyrë arbitrare shtetasin tonë Tomor Morina, përmes fletarrestimeve ndërkombëtare irracionale që e kanë origjinën nga regjimi shtypës i Millosheviqit, Serbia vazhdon të impresionojë me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, duke nxjerrë aktgjykime për qytetarët tanë, pa përfillur asnjë normë dhe asnjë parim nga Konventat ndërkombëtare, pjesë e së cilave është.

Rasti i fundit i shkeljes flagrante është ai me shtetasin tonë H. M, për të cilin, organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale pa njohurinë e tij, në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe i cili sot rrezikohet të arrestohet nëse e lëshon territorin e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, përpjekja e vazhdueshme e Serbisë për të ushtruar juridiksion mbi shtetasit e Republikës së Kosovës, kur një gjë të tillë mund ta ushtrojë vetëm Republika e Kosovës si shtet sovran, në rrafshin e drejtësisë paraqet fytyrën e katandisjes që e ka sistemi i drejtësisë i Serbisë, ndërsa në rrafshin politik paraqet vazhdimin i mentalitetit të njëjtë të regjimit të Millosheviqit.

Është evidente se Aleksandër Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit, por me shtetasit tonë do humbë më keq se tutori i tij.

Këto janë sinjale të qarta se Serbia është larg me realitetin politik, larg me parimet e drejtësisë dhe një gjë të tillë, nuk mund të mbetet pa u adresuar.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë që përmes abuzimit me parimet e drejtësisë, Serbia të shpërfaqë qëllimet politike të saj ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe ndaj sovranitetit tonë si shtet.

Në fillim të javës së ardhshme, do t’iu drejtohem institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar nga ta që kjo praktikë e papërgjegjshme e shtetit serb, e dëmshme për drejtësinë dhe për relacionet fqinjësore, të marrë fund një herë e përgjithmonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz