back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeAbdixhiku mban takim me 84 nëndegët e LDK-së në diasporë: Ejani masivisht...

Abdixhiku mban takim me 84 nëndegët e LDK-së në diasporë: Ejani masivisht më 28 dhjetor – na pret një betejë e madhe

Të ngjajshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim online me 84 nëndegët e partisë në Mërgatë, ku ka falënderuar aktivistët për angazhimin e tyre dhe për mbajtjen e fjalës.

Abdixhiku u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë masivisht më 28 dhjetor, duke theksuar se diaspora ka luajtur rol kyç edhe në zgjedhjet lokale të fundit, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se vota e tyre është e rëndësishme për ndryshimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Postimi i plotë: 

Larg në distancë, afër në qëllim.
Sonte, me 84 nëndegët tona në Mërgatë, pata një takim online që më dha energji e besim për fundin e këtij viti politik.
“Ju faleminderit që mbajtët fjalën” – ishin fjalët që i dëgjova më së shpeshti nga ta. Dhe aty e kupton se sa drejt po ecim. Kur e mban fjalën, njerëzit vijnë pas; kur e mban fjalën, besimi bëhet shtyllë e pathyeshme; kur e mban fjalën, rruga e fitores hapet vetë.
“Ejani masivisht më 28 dhjetor” – ishte kërkesa ime për ta. Dhe unë e di që do të vijnë. Sepse Mërgata gjithmonë vjen kur bëhet fjalë për Kosovën.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Mërgata e vendosi LDK-në forcën e parë politike. Dhe këtë herë, Mërgata do të vijë sërish; me zemër, me përgjegjësi, me vullnet për ndryshim. Sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë i mungon vendit, çfarë meriton Kosova dhe pse duhet të bëhemi bashkë.
Na pret një betejë e madhe.
Na pret një ditë që vendos drejtim.
Na pret një moment ku fjala jonë bëhet votë dhe vota bëhet ndryshim.
Veprimtarë në mërgatë, ju faleminderit për angazhimin.
Tani, le ta bëjmë së bashku fitoren e 28 dhjetorit. ✌️🇽🇰/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz