Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare
dp

Lexo edheDaut Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, duke kërkuar që rasti të mos trajtohet vetëm si çështje e përgjegjësisë individuale, por edhe nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare të Kosovës.
OVL-UÇK thekson se respekton prezumimin e pafajësisë dhe se përgjegjësia mund të përcaktohet vetëm përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Megjithatë, sipas organizatës, akuzat për spiunazh dhe shantazh, përfshirë bashkëpunimin e supozuar me BIA-n serbe, kërkojnë hetim të çdo kontakti, komunikimi, ndërmjetësi dhe lidhjeje financiare.
Organizata kërkon që, nëse provat çojnë drejt një rrjeti më të gjerë, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të veprojnë për shpërbërjen e tij.

Lexo edheDaut Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së
OVL-UÇK kërkon gjithashtu të hetohet nëse shërbime inteligjente të huaja kanë mbledhur apo shfrytëzuar materiale që lidhen me luftën e UÇK-së dhe për çfarë qëllimesh mund të jenë përdorur ato.
“Beteja për mbrojtjen e të vërtetës së UÇK-së nuk përfundoi më 12 qershor 1999”, thuhet ndër të tjera në reagim, ndërsa kërkohet që institucionet të ndjekin provat “kudo që të çojnë”.