BallinaLajmeAbdixhiku: Haradinaj e keqkuptoi mirësinë time, nëse s’do me u taku punë...

Abdixhiku: Haradinaj e keqkuptoi mirësinë time, nëse s’do me u taku punë e madhe!

Të ngjajshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka pasë takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e Presidentit.

Ndërkaq, me liderin tjetër opozitar, Ramush Haradinajn e AAK’së, Abdixhiku tha se ai ka refuzuar takimin.

“Po jam takuar me zotin Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zoti Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zoti Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe”, tha ai.

Ndërkohë, Abdixhiku tha se qëndrimi i partisë së tij është se s’mund t’i takojnë një partie të tri pozitat kryesore në shtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz