Abdixhiku deklarohet pas zgjedhjes befasuese të Konjufcës si kryeparlamentar
BILLI

Lexo edheLajmi i fundit: Konferencë e jashtëzakonshme për media e Kadri Veselit

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur shkurtimisht para gazetarëve pas seancës konstituive ku u zgjodhën kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojnë si LDK duke ndjekur rregullat kushtetuese.
Tutje, ai thotë se nëse partneri potencial pra VV vendos që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, do t’i qëndrojnë propozimit të sotëm të kryesisë.
Lexo edheLajmi i fundit: Konferencë e jashtëzakonshme për media e Kadri Veselit
“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai.