BallinaLajmeAAK-ja fiton vetëm në Deçan, në nivel vendi 5,68% të votave

AAK-ja fiton vetëm në Deçan, në nivel vendi 5,68% të votave

Të ngjajshme

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të dalë fituese vetëm në Komunën e Deçanit, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare 2025.

Në këtë komunë, AAK-ja ka siguruar 48.19% të votave ose 7,614 vota, duke u renditur e para dhe duke lënë pas subjektet tjera politike, transmeton IndeksOnline.

Në nivel vendi, deri tani AAK-ja ka marrë 5.68% të votave apo gjithsej 49,571 vota, duke u renditur në zonën e partive që luftojnë pragun zgjedhor.

Procesi ende nuk ka përfunduar, pasi kanë mbetur për t’u numëruar votat me postë, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në përqindjen përfundimtare që do ta arrijë ky subjekt politik i udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Rezultatet finale pritet të japin një pasqyrë më të saktë për fatin e AAK-së në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës./IndeksOnline/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz