BallinaLajmeAAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike

AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike

Të ngjajshme

Xhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg dyner

Gjatë kontrolleve rutinë në pikat kufitare, zyrtarët doganorë kanë...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës në dyshim, FIFA hyn në negociata urgjente

Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, do të...

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së mbajtur në Prishtinë, duke e akuzuar atë për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në një deklaratë zyrtare, AAK-ja vlerëson se kjo ekspozitë tenton të relativizojë masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm dhe fyes për viktimat dhe familjet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Sipas kësaj partie, përpjekjet për të rishkruar historinë përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kujtesës kolektive dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës.

“Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera. Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë” deklaron AAK-ja.

Ky është reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër ekspozitën në Prishtinë e cila me vetëdije të plotë tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit.

Përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre. Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera.

Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i kërkojë llogari Kryetares së Kuvendit për sqarim të plotë se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin skandaloz të kësaj ekspozite.

Përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm duhet të thirren në përgjegjësi.

Në fund, theksojmë se autori i kësaj ekspozite, Shkelzen Gashi është ish-këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti, çka e bën edhe më shqetësues faktin që narrativa të tilla janë promovuar edhe nga individë që janë pjesë e strukturave të Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz