A u lirua ish-polici hetues, Vesel Veseli? Flet krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka
BILLI

Lexo edhePamjet kur Specialët arrestojnë “gangsterin” nga Drenasi

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.
Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur ai.
Lexo edhePamjet kur Specialët arrestojnë “gangsterin” nga Drenasi

Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.