back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeA po pëçahet VV-ja në Kaçanik? Ish-deputeti që u la jashtë...

A po pëçahet VV-ja në Kaçanik? Ish-deputeti që u la jashtë listës akuzon kandidatin Raka: Do të turpërohet

Të ngjajshme

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj ka mbetur jashtë listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

E në një koment të bërë në rrjetin social “Facebook”,  Salijaj la të nënkuptohet se Jeton Raka ishte arsyeja kyçe që ai ka ngelur pa kandiduar si deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Një komentues ka pyetur ish-deputetin se Jeton Raka, kandidat për deputet në këto zgjedhje, e ka çuar në komision disiplinor të njëjtin, dhe ai e ka pohuar këtë gjë.

“Fatkeqësisht që po, Jetoni një humbës ky serik i të gjitha zgjedhjeve të deritashme, një përjashtues dhe përqarës i madhë i LVV- ës, në Kaçanik, na ka dërgue në Komision diciplinorë me gjasë për ti arsyetuar humbjet e tij të njëpasnjëshme, e pa asnjë dyshim që nuk do të fitojë asgjë nga kjo punë, përveq se do të turpërohet. Absurditet i llojit të vet”, ka shkruar Salijaj.

E për këtë situatë të krijuar në Vetëvendosje, nuk pati ndonjë deklarim zyrtar se çfarë saktësisht ndodhi mes dyshes./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz