A po lëshohen certifikata të veteranëve? Reagon zyra për kategoritë e dala nga lufta

Zyra për Kategoritë e Dala nga Lufta që funksionon në kuadër të kryeministrisë, ka reaguar ndaj deklaratës së OVL-së së UÇK-së lidhur me pretendimet e kësaj të fundit se po vazhdon lëshimi i certifikatave të veteranëve.
Përmes një reagimi nga drejtori i Zyrës së Kategorive të dala nga lufta, Gazmend Syla, thuhet se është mandate i Komisionit që të konstatojë statusin e dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarit të UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Kjo zyre ka sqaruar se të vetmen certifikata që janë shtypur, janë ato të veteranëve- pjesëtar, dhe veteran-pjesëmarrës.
Reagimi i plotë:
Duke u bazuar në ligj dhe rregullore, sqaroj si në vijim: Është mandat i Komisionit që të konstatojë Statusin e dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK-së.
Përgjegjësitë e Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga lufta janë të përcaktuara në nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-054; dhe ajo nuk ka të drejtë të lëshojë certifikata apo vërtetime të cilat nuk janë në përputhje me klasifikimin e kryer nga Komisioni. Komisioni, pjesë e të cilit unë nuk kam qenë fare, nuk ka më mandat, që nga janari 2017, ndërkohë që tërë arkivi gjendet në Prokurorinë e Shtetit për interes të hetimeve.

Lexo edhePesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës rrahen keq mes vete
Të vetmet certifikata që janë shtypur gjatë mandatit tonë, janë ato të kategorive Veteran-Pjesëtar dhe Veteran-Pjesëmarrës, në bazë të listave emërore që i kemi nga Komisioni Qeveritar, si dhe certifikatat e humbura, dëmtuara apo ato me gabime teknike.
Gjatë mandatit tim si drejtor i ZÇKL, kam qenë shumë korrekt dhe bashkëpunues me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe kërkoj nga ta, që të mos e përdorin situatën parazgjedhore, për të lëshuar komunikata me qëllime thjeshtë politike.
Përkundër asaj që pretendohet, Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së ka bashkëpunuar ngushtë me organet e rendit dhe të drejtësisë për parandalimin dhe zbulimin e keqpërdorimeve të mundshme të statusit të Veteranit, Invalidit e Dëshmorit të UÇK-së. Kjo mbase i ka penguar dikujt. Shpresojmë që jo Shoqatave.














