back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeA mund të ketë lëkundje përsëri, flasin nga Insitutit Sizmologjik i Kosovës

A mund të ketë lëkundje përsëri, flasin nga Insitutit Sizmologjik i Kosovës

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Drejtori i Insitutit Sizmologjik të Kosovës si dhe udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, kërkon që të mos krijohet panik nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqioërinë mëngjesin e sotëm, të cilat u ndien edhe në Kosovë. Mustafa ka thënë se tërmetet e fuqishme si këto të sotmet në Shqipëri natyrshën ndjehen deri në 400 kilometra përreth epiqendrës, dhe në këtë rast, prekin edhe Kosovën. Megjithatë, ai thekson se momentalisht, në Kosovë nuk ka rrezik.

Tërmete të ngjashme, ai thotë se mund të priten përsëri, por me pasgoditje të intensitetit më të ulët. Gjithsesi, Mustafa kërkon vëmendje, pasi që pasgoditjet e vogla, shpesh mund të jenë ato që shkaktojnë vdekje.

“Tërmetet mund të ketë gjithmonë, por me pasgoditje, me intensitet më të ulët. Edhe pasgoditjet janë të rrezikshme sepse në një objekt që ka çarje, një pasgoditje mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson ai.

Sipas Mustafës, shqetësim i madh në rajonin tonë është risku sizmik në ndërtesat dhe objektet banuese, të cilat zakonisht përjashtojnë perimetrin sizmik, që është shumë i rëndësishëm, e në këto raste edhe determinuese për jetën e qytetarëve.

“Sa i përket riskut sizmik, për atë duhet të flasin zyrtarët që janë të autorizuar , zyrtarët të cilët menaxhojnë me ndërtesa, zyrtarët që i inspektojnë ndërtesat. Ata duhet ta japin një raport se sa është përfshirë parametri sizmik në ato ndërtime, sepse për rrezikun e këtij lloji nuk dihet. Qytetarët nuk e dinë se në çfarë ndërtesa apo objektesh jetojnë, sa është e përballueshme ndaj një tërmeti”, tha Mustafa.

Si pasojë e tërmeteve të vazhdueshme në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, të paktën 7 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz