A ka koment DASH mbi vendimin që pritet të jepet nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së?
dp

Lexo edheGjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare

Mediumi “A2 CNN” ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë një reagim zyrtar, apo një koment lidhur me vendimin që pritet të jepet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe për procesin në tërësi ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga burime jo zyrtare kemi mësuar se momentalisht, DASH, nuk ka një koment mbi këtë temë.
Verdikti i Hagës pritet që të shpallet më 16 shtator për ish krerët e UÇK-së, të cilët të gjithë janë vetëshpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Lexo edheGjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare