BallinaLajmeA janë siguruar numrat për Demarkacionin, deklarohet Xhavit Haliti

A janë siguruar numrat për Demarkacionin, deklarohet Xhavit Haliti

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg dyner

Gjatë kontrolleve rutinë në pikat kufitare, zyrtarët doganorë kanë...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës në dyshim, FIFA hyn në negociata urgjente

Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, do të...

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për...

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Sot në orën 16:00 pritet të nisë seanca për Demarkacionin.

Ani pse seanca për demarkacionin do të vazhdojë sot, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka ende informacion se koalicioni i ka siguruar numrat për ta miratuar marrëveshjen, megjithatë është shprehur optimist se numrat do të bëhen.

“Nuk e di, nuk kam informacion që janë siguruar numrat. Mendoj se do të duhej që sot deri në përfundim të orarit të ishin emrat e të gjithë deputetëve të garantuar që do ta votojnë. Nuk e di si janë punët, por unë besoj që do të bëhet”, ka deklaruar ai për Gazetën “Zëri”.

Në të kundërtën, po qe se nuk sigurohen numrat, Haliti ka konsideruar se marrëveshja për shënimin e kufirit nuk duhet të hidhet fare në votim.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka garantuar se “Nisma” si subjekt do të jetë unike, në mbështetje të demarkacionit. Porse, nuk ka dashur të flasë nëse si koalicion qeverisës i kanë apo jo numrat për ta ratifikuar marrëveshjen.

“Unë mund të flas vetëm në emër të deputetëve të Nismës, të cilët nesër do ta votojnë ligjin për demarkacionin”, ka theksuar Sherifi për “Zërin”.

Në anën tjetër, deputeti Ramiz Kelmendi (LDK) tashmë ka deklaruar se nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz