A e kërkoj Bashota postin e shefit të AKI-së? Ja çfarë thotë ai
03
Lexo edheKosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira
Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka demantuar lajmin të publikuar në disa media, në të cilin thuhej se ai është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin, kinse, ka folur për emërimin e tij shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
I pyetur për këtë lajm, Bashota ka thënë: “Ajo media që ka publikuar një lajm të tillë është media kazan.
Me fotografi të mbledhura nga profilet personale e të shkrepura para gjashtë muajve nuk bëhet lajm, o kazana!
Lexo edheKosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira
Unë nuk jam në Kosovë që disa ditë, as s’jam takuar me presidentin që disa ditë, as nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë temë”, ka thënë Bashota për “Epokën e re”, duke shtuar se “shpifën ata që thanë se sot më panë me presidentin dhe shpifën se une i kam kërkuar emërimin shef i AKI-së”.