back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShowBizA do të rikthehen sërish Tea dhe Bearti në ‘Për’puthen’? Çifti jep...

A do të rikthehen sërish Tea dhe Bearti në ‘Për’puthen’? Çifti jep përgjigjen

Të ngjajshme

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Kosova shënon rritje të lindjeve, mbi 100 mijë brenda 4 viteve

Gjatë katër viteve të fundit, nga viti 2022 deri...

Tea dhe Berati janë çifti më i komentuar i momentit, menjëherë pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Roped with Olsi”, ata thanë se pas gjithë atyre sulmeve dhe akuzave janë qetësuar.

“Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se fotot e para që bënë publik skandalin ata të dy i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi romancën e tyre.

“Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëj paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur. Ne ishim mes maleve, në Bogë, dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, tha Tea.

Por të dy si çift Tea dhe Bearti ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen” apo ndonjë emisioni tjetër.

Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha: “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz