A do të jetë Isa Mustafa përsëri kryetar i LDK’së, ky është mendimi i Gani Gecit
01
Lexo edheDeputeti i PDK’së: Rrahim Hashimin ma sollën në tavolinë, jap dorëheqje nëse del diçka
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka folur për rrahjen që kanë ndodhur në LDK ditë ma parë. Ai ka thënë se më nuk është pjesë e kësaj partie. Por, thotë se tash Statuti i partisë ka ndryshuar dhe për ketë po ka telashe.
Por, gjatë emisionit “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Geci ka thënë se gara në LDK për kryetar të partisë nuk do të kaloj me telashe. Sipas tij Isa Mustafa përsëri do te jete kryetar i partisë.
“ Unë jam i bindur se Isa Mustafa do të jetë përsëri kryetari i LDK’së. Nuk do të ketë kryetar tjetër. LDK nuk humb asgjë nëse bëhet përsëri Mustafa kryetar”, ka thënë Geci.

Lexo edheDeputeti i PDK’së: Rrahim Hashimin ma sollën në tavolinë, jap dorëheqje nëse del diçka
Geci ka thënë në T7 se LDK nuk do të bije kurrë poshtë. Ai madje thotë se kjo parti mund te jete në koalicion me kënd të dojë, por nuk do të humbë asnjëherë.