HomeLajmeBerisha sulmon Ramën: E trajton Shqipërinë si “Sulltanat” dhe ngre akuza për...

Berisha sulmon Ramën: E trajton Shqipërinë si “Sulltanat” dhe ngre akuza për projekte dhe financime

Të ngjajshme

Arrihet marrëveshje, Lewa në MLS

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është bërë me skuadër të...

Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq,...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, duke e akuzuar atë për mungesë transparence dhe përqendrim të pushtetit.

Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Berisha deklaroi se prezantimi i qindra projekteve arkitekturore nga Rama nuk përbën sukses qeverisës, por sipas tij ngre dyshime serioze për mënyrën e financimit dhe qëllimet e tyre.

Ai e cilësoi qasjen e kryeministrit si përpjekje për të krijuar një “imazh mbretëror” të pushtetit dhe e krahasoi atë me modele autokratike, duke thënë se Shqipëria po trajtohet si “Sulltanat”.

Berisha ngriti gjithashtu pyetje për financimin e 523 projekteve të përmendura nga Rama, duke kërkuar verifikime nga institucione ndërkombëtare si Europol, Interpol dhe Eurojust për burimin e pagesave.

Ai shtoi edhe pretendime për konflikt interesi dhe përfitime familjare në zonën e Gjipesë, duke theksuar se këto çështje kërkojnë, sipas tij, hetim të thelluar dhe transparencë të plotë.

Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të Ramës në episodin e fundit të podkastit të tij, ku kryeministri prezantoi projekte dhe bashkëpunime arkitekturore ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz