HomeLajmePjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Të ngjajshme

Shkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë

Dy lloje bakteresh të zorrëve mund të luajnë një...

Dorëzohet Vuçiq, njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do të...

Bomba e ditës, Xhaka pranë transferimit te Chelsea

Granit Xhaka mund të bëjë transferimin e tij befasues...

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka paralajmruar...

Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës në Hagë, Dzeneta Petraviqa, ka deklaruar se klienti i saj është shprehur i zhgënjyer me trajtimin që, sipas saj, i është bërë nga Belgjika gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo deklaroi për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se Shala ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit gjatë procedurave dhe ka theksuar se nuk do të dëshironte të vuante dënimin në Belgjikë.

“Kjo çështje është në shqyrtim e sipër në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe plotësisht konfidenciale, andaj nuk mund të themi shumë rreth saj. Ajo që mund të ndajmë me publikun është se Z. Shala është ndarë ekstremisht i zhgënjyer me trajtimin që i ka bërë Belgjika gjatë procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe për këtë arsye, ai nuk do të donte ta vuante çfarëdo dënimi në Belgjikë, sidomos duke ditur se kushtet në burgjet e Belgjikës janë të këqija edhe në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz