HomeJetëShkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë

Shkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë

Të ngjajshme

Haziri: LDK-ja është për bashkëpunim, jo për thellimin e krizës politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Malë Gashi falënderon zjarrfikësit: Kolegët dhanë maksimumin për ta shuar zjarrin

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi,...

Kleofina dhe Pavard së shpejti prindër, publikohet videoja simpatike

Bukuroshja shqiptare, Kleofina Pnushi, së shpejti po bëhet nënë. Modelja...

Dy lloje bakteresh të zorrëve mund të luajnë një rol kyç, në zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë, sipas “Nature”. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut (LMU) dhe Institutit “Max Planck për Inteligjencën Biologjike” në Gjermani, në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF), ka identifikuar dy lloje bakteresh të zorrëve që mund të lidhen me zhvillimin e “sklerozës së shumëfishtë” (MS), sipas “Nature”.

Gjetjet u publikuan fillimisht, në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS).

Në studim u analizua mikrobioma e zorrëve e 81 çifteve binjakësh identikë, ku vetëm njëri prej tyre ishte diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.

Duke qenë se binjakët identikë, kanë pothuajse të njëjtin material gjenetik, studiuesit arritën të minimizonin ndikimin e faktorëve gjenetikë dhe të përqendroheshin te ndryshimet në bakteret e zorrëve.

Ata identifikuan 51 grupe bakteresh, që ndryshonin mes binjakëve të sëmurë dhe atyre të shëndetshëm.

Për të testuar, nëse këto baktere mund të ndikonin drejtpërdrejt në sëmundje, mostrat e përzgjedhura të mikrobiomës u transplantuan te minj sterilë, të modifikuar gjenetikisht për të zhvilluar një sëmundje të ngjashme me sklerozën e shumëfishtë.

Minjtë që morën bakteret nga pacientët me sklerozë të shumëfishtë, shfaqën simptoma më shpesh se grupi i kontrollit.

Dy baktere dolën në pah si kandidatët kryesorë: Eisenbergiella tayi dhe Lachnoclostridium, të dyja pjesë e familjes Lachnospiraceae.

Megjithatë, autorët theksojnë se, këto rezultate nuk provojnë se bakteret shkaktojnë sklerozën e shumëfishtë te njerëzit.

Skleroza e shumëfishtë mbetet një sëmundje komplekse, ku ndikojnë faktorë gjenetikë, imunitarë, viralë, mjedisorë dhe mënyra e jetesës.

Sidoqoftë, studimi forcon hipotezën se mikrobioma e zorrëve, mund të ndikojë në aktivitetin e sistemit imunitar dhe, rrjedhimisht, në proceset inflamatore që prekin trurin dhe palcën kurrizore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz