HomeLajmeHaziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Të ngjajshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është çelësi për normalizimin dhe stabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë forcë politike që ka nisur procese të rëndësishme dhe ka realizuar objektiva strategjikë për vendin, transmeton IndeksOnline.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, vendi nuk mund të dalë nga kriza politike nëse partia e parë nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim.

Haziri bëri edhe krahasime me partitë e tjera politike, duke thënë se për të kuptuar se si shkaktohen proceset duhet pyetur PDK-ja, ndërsa për të kuptuar bashkëpunimin duhet pyetur AAK-ja.

Ky është postimi i plotë i tij:

Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.

Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!

Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.

Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!

Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!

Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz