HomeLajmeLajmet e FunditDua Lipa hap në Portugali bibliotekë me libra të ndaluar

Dua Lipa hap në Portugali bibliotekë me libra të ndaluar

Të ngjajshme

Haziri: LDK-ja është për bashkëpunim, jo për thellimin e krizës politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Malë Gashi falënderon zjarrfikësit: Kolegët dhanë maksimumin për ta shuar zjarrin

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi,...

Kleofina dhe Pavard së shpejti prindër, publikohet videoja simpatike

Bukuroshja shqiptare, Kleofina Pnushi, së shpejti po bëhet nënë. Modelja...

Dua Lipa po e zgjeron angazhimin e saj përtej muzikës. Ylli shqiptaro-britanik ka nisur një projekt të ri kulturor me hapjen e bibliotekës “Manifesto Library”, një hapësirë e dedikuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të vendoset në qytetin Porto të Portugalisë.

Biblioteka do të realizohet në bashkëpunim me librarinë ikonike “Livraria Lello”, një nga libraritë më të njohura në botë.

Sipas Outlander Magazine, “Manifesto Library” synon të mbledhë vepra që në periudha të ndryshme janë ndaluar, censuruar ose kanë sfiduar pushtetin dhe normat shoqërore.

“Manifesto Library” i dedikohet librave “që sfidojnë pushtetin, censurën, përjashtimin dhe narrativat dominuese”, thuhet në përshkrimin e projektit.

Me këtë nismë, Dua Lipa synon të promovojë lirinë e shprehjes, mendimin kritik dhe rëndësinë e letërsisë si një mjet për të sfiduar censurën dhe për të nxitur debatin shoqëror. Ky është një tjetër projekt i artistes shqiptaro-britanike përtej muzikës, duke zgjeruar angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe leximit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz