HomeLajmeKonjufca takohet me homologun kroat, bisedojnë për mbeshtetjen e Kroacisë në rrugën...

Konjufca takohet me homologun kroat, bisedojnë për mbeshtetjen e Kroacisë në rrugën evropiane të Kosovës

Të ngjajshme

Tiranë: Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin ‘Skënderbej’

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” për...

Shkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë

Dy lloje bakteresh të zorrëve mund të luajnë një...

Dorëzohet Vuçiq, njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do të...

Ministri Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka zhvilluar një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një postim, kryediplomati kroat ka bërë të ditur se me Konjufcën kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, si dhe për rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, shkroi Radman në “X”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz