KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
dp

Lexo edheKonjufca takohet me homologun kroat, bisedojnë për mbeshtetjen e Kroacisë në rrugën evropiane të Kosovës

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania bëri të ditur se aksionet për identifikimin dhe largimin e kyçjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyçje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione…”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania ka zhvilluar vazhdimisht aksione kundër keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit, duke bërë thirrje që të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin kyçjet e paligjshme, të cilat dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë dhe shkaktojnë humbje financiare.

Lexo edheKonjufca takohet me homologun kroat, bisedojnë për mbeshtetjen e Kroacisë në rrugën evropiane të Kosovës