HomeLajmeDëmtoi dhe humbi byzylykun elektronik, arrestohet një person në Prishtinë

Dëmtoi dhe humbi byzylykun elektronik, arrestohet një person në Prishtinë

Të ngjajshme

Nga kjo datë, policët e Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri

Policia e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se patrullimet...

Arrihet marrëveshja, ushtria e Izraelit tërhiqet pjesërisht nga jugu i Libanit

Izraeli dhe Libani kanë arritur dhe nënshkruar një marrëveshje...

Zbulohen vendi e detajet: Ja kush do i këndojë Kidës në dasëm

Nga vendi tek këngëtarët, zbulohen detajet e super dasmës...

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik, i cili i ishte vendosur në bazë të një urdhri të gjykatës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 15:00.

Policia njofton se i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka dëmtuar dhe më pas ka humbur pajisjen elektronike të mbikëqyrjes, të cilën ishte i obliguar ta mbante sipas një vendimi gjyqësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qëllimisht kishte dëmtuar dhe humbur byzylykun elektronik të vendosur me urdhër të Gjykatës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet përgjegjëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz