Nga vendi tek këngëtarët, zbulohen detajet e super dasmës së Kidës dhe Ajbit
Çifti shumë i dashur për publikun do t’i japë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre shumë shpejt, dhe ne kemi zbuluar detajet. Kush do të jetë i ftuar dhe ku do të mbahet ceremonia? Këto janë pyetjet që kanë qarkulluar kudo, por më në fund kemi përgjigje konkrete.
E mbani mend si nisi e gjitha? Në dhjetor të 2024-ës, pikërisht në ditëlindjen e Kidës, ajo mori atë propozimin e bukur që bëri xhiron e rrjetit kudo. Tani, pas afro dy vitesh fejesë, pritjes po i vjen fundi dhe ata po e çojnë lidhjen e tyre drejt martesës..
Siç zbuloi Prive By Liberta Spahiu javë më parë, çifti do të martohet më 1 shtator të këtij viti. Destinacioni që kanë zgjedhur është Roma. Por jo çfarëdo vendi. Ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike të ndërtuar në fund të shekullit të 19-të nga një familje e njohur aristokrate italiane.
Bëhet fjalë për një ndërtesë të stilit neoklasik të pozicionuar në kodrën më të lartë të Romës, e cila ishte dizajnuar enkas për t’i ofruar shoqërisë së lartë një pamje panoramike të pandërprerë të qytetit të përjetshëm.
Sigurisht, ky nivel ekskluziviteti ka një kosto. Vetëm qiraja bazë e kësaj hapësire për evente fillon nga 20 mijë deri në 25 mijë euro, ndërsa kostoja totale me staf dhe organizim mund të kalojë lehtësisht 70 mijë euro. Për sa i përket ushqimit, gjithçka do t’u besohet kompanive partnere me yje Michelin, ku kostoja e pjatave llogaritet deri në 300 euro për secilin të ftuar.
Përveç kësaj, vetëm ndriçimi dhe audio profesionale në një ambient kaq të madh kapin shifra deri në 18,500 euro.
Por atmosfera nuk mbetet me kaq. Dy nga emrat më të njohur, miq të artistes, siç mëson Prive By Liberta Spahiu do të performojnë aty: Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.