Malisheva shënon fitore bindëse në miqësoren ndaj skuadrës rumune
dp

Lexo edheOle, ole – Dembele, ‘Topi i Artë’ shënon ‘hat-trick’ ndaj Norvegjisë, secili gol më i bukur se tjetri

Malisheva sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Bullgari.
Nënkampioni i Kosovës u përball me skuadrën rumune, Sepsi OSK, duke fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi futbollisti Laurent Xhylani dhe një tjetër Mark Bushaj.

Lexo edheOle, ole – Dembele, ‘Topi i Artë’ shënon ‘hat-trick’ ndaj Norvegjisë, secili gol më i bukur se tjetri
Kjo ishte ndeshja e parë e Malishevës nën drejtimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili po përgatit skuadrën për play-offin e Conference League.
Malisheva në raundin e parë kualifikues do të luaj ndaj skuadrës shqiptare, Vëllaznia./IndeksOnline/