HomeLajmeGorani: LDK-në dhe PDK-në i tmerron ngjashmëria që e kanë mes vete

Gorani: LDK-në dhe PDK-në i tmerron ngjashmëria që e kanë mes vete

Të ngjajshme

Nga kjo datë, policët e Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri

Policia e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se patrullimet...

Arrihet marrëveshja, ushtria e Izraelit tërhiqet pjesërisht nga jugu i Libanit

Izraeli dhe Libani kanë arritur dhe nënshkruar një marrëveshje...

Zbulohen vendi e detajet: Ja kush do i këndojë Kidës në dasëm

Nga vendi tek këngëtarët, zbulohen detajet e super dasmës...

Opinionisti Dukagjin Gorani ka vlerësuar se LDK-ja dhe PDK-ja kanë ngjashmëri të mëdha politike e ideologjike, por sipas tij, të dyja partitë përpiqen ta mohojnë këtë për shkak të së kaluarës së tyre.

Gorani tha se të dyja partitë burojnë nga e njëjta logjikë politike dhe shoqërore, ndërsa shtoi se me kalimin e kohës kjo ngjashmëri po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

“LDK-në dhe PDK-në e tmerron ngjashmëria që e kanë mes vete. Përditë e më shumë të dyja partitë e shohin që burojnë prej një logjike të njëjtë politike e shoqërore. Mirëpo, për shkak të historive të kaluara, kanë frikë dhe fobi nga ngjashmëria aktuale që e kanë”, deklaroi Gorani në Rubikon.

Ai shtoi se afërsia mes dy partive është “organike” dhe se nuk e kupton reagimin e tyre sa herë që opinioni publik i sheh si të afërta në aspektin programor, ideologjik e madje edhe historik.

Sipas Goranit, përpjekjet për t’u distancuar nga njëra-tjetra nuk e ndryshojnë perceptimin për ngjashmëritë që ato kanë.

“Secili prej tyre mundohet të tregojë se nuk ka asnjë lidhje me tjetrin. Edhe mbrëmë z. Abdixhiku çmos bëri të tregojë se s’kanë lidhje, sidomos me PDK-në. Por, siç thonë anglisht: ‘Nëse ecën si rosë, bën si rosë dhe duket si rosë, atëherë është rosë’”, u shpreh Gorani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz