HomeLajmeZKA gjen një “mal” me parregullësi në Ministrinë e Shëndetësisë

ZKA gjen një “mal” me parregullësi në Ministrinë e Shëndetësisë

Të ngjajshme

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar...

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Infantino flet për ankesat e ndërprerjeve për hidratim në Botëror

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur çështjen e...

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka evidentuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2025, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e stoqeve farmaceutike, realizimin e kontratave dhe pranimin e furnizimeve.

Një nga gjetjet kryesore të auditorit lidhet me menaxhimin e stoqeve farmaceutike.

Sipas raportit, në regjistrat e stokut janë identifikuar katër artikuj të barnave në vlerë prej 5,520 eurosh që kishin kaluar afatin e përdorimit, por nuk ishin evidentuar si artikuj të skaduar në sistemin për menaxhimin e stokut farmaceutik. Për pasojë, kjo vlerë ishte përfshirë në raportet zyrtare të stoqeve të prezantuara në pasqyrat financiare. Auditori ka evidentuar gjithashtu mangësi në informacionet e stokut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave mbi barnat dhe materialet mjekësore.

Raporti evidenton edhe vonesa në realizimin e projektit për renovimin e depos së barnave dhe ndërtimin e aneksit.

Projekti, me vlerë kontraktuese prej rreth 1.77 milion euro, ishte planifikuar të përfundonte brenda 180 ditëve, por deri në fund të vitit 2025 punimet nuk kishin përfunduar. Auditori vlerëson se vonesat kanë ardhur si rezultat i planifikimit dhe monitorimit jo të duhur të kontratës, duke krijuar rrezik për bartjen e obligimeve financiare në vitet pasuese.

Një tjetër gjetje lidhet me furnizimin me autoambulanca. Ministria e Shëndetësisë kishte pranuar 20 autoambulanca në vlerë prej rreth 1.45 milion euro, ndonëse ato nuk i përmbushnin plotësisht specifikimet teknike të kërkuara në kontratë. Auditori ka konstatuar se automjetet e pranuara nuk posedonin certifikatat e kërkuara sipas standardeve teknike dhe se gjatë ekzaminimit fizik janë identifikuar mospërputhje në dimensione, pajisje dhe elemente të tjera teknike. Sipas raportit, komisioni pranues kishte pranuar automjetet pa kryer verifikime të mjaftueshme për përputhshmërinë me kushtet kontraktuale.

Parregullsi janë evidentuar edhe në procesin e pranimit të mallrave. Në katër raste, në vlerë totale prej 778,446 eurosh, mungonin raportet zyrtare të pranimit të mallrave nga komisionet përkatëse.

Tri prej këtyre pagesave kishin të bënin me furnizim me barna, ndërsa njëra me furnizim me inventar për burgje. Në vend të raporteve të pranimit, ishin nënshkruar vetëm fletë-dërgesat e operatorëve ekonomikë. Sipas auditorit, kjo rrit rrezikun që mallrat të pranohen pa verifikim të plotë të sasisë dhe cilësisë.

Në raport thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur stoqe në vlerë prej mbi 7 milionë eurosh gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe i përket stokut farmaceutik. ZKA ka kërkuar nga ministria forcimin e kontrolleve të brendshme, përmirësimin e menaxhimit të stoqeve, monitorimin më të rreptë të kontratave dhe respektimin e procedurave për pranimin e mallrave dhe pajisjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz