HomeLajmeKurti në finalen e Turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”: Dëshmorët janë...

Kurti në finalen e Turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”: Dëshmorët janë në themelet e shtetit tonë

Të ngjajshme

Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan...

Franca në alarm nga të nxehtit ekstrem, ndalohen festivalet

Franca po ballafaqohet me një valë të madhe të...

Spanja po “shfryhet” te Arabia, shënon golin e tretë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e tretë ndaj...

Super Lamine Yamal, Spanja shënon ndaj Arbisë

Komëbtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Arabisë Saudite. Golin...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në natën finale të Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”, ku theksoi rëndësinë e kujtimit të dëshmorëve dhe promovimit të sportit tek të rinjtë.

I shoqëruar nga ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, Kurti tha se turneu është më shumë se një ngjarje sportive, pasi përfaqëson një akt kujtese dhe mirënjohjeje për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

“Për ta përmbyllur finalen e Turneut Tradicional të Futbollit ‘Java e Dëshmorëve të Hasit’ këtu në Kodrën e Pajtimit, s’ka dyshim që është më shumë se një turne sportiv ky në të cilin po marrim pjesë bashkë. Është një akt kujtese, është shprehje mirënjohje, dhe dëshmi që sakrifica e brezave të tërë vazhdon të jetojë në vetëdijen kolektive të shoqërisë e të popullit tonë, dhe ne dëshirojmë t’i promovojmë vlerat e shëndosha edhe për brezat e ri e për ata që do të vijnë pas nesh”, tha Kurti.

Ai theksoi se dëshmorët mbeten pjesë themelore e shtetit dhe lirisë së Kosovës.

“Të nderuar organizatorë të ‘Javës së Dëshmorëve në Has’, dëshmorët ndodhen në themelet e shtetit tonë. Ndodhen në rrënjët e lirisë tonë. Andaj ne ata kurrë nuk i harrojmë, gjithmonë i përkujtojmë sepse amanetet, idealet e tyre, na prijnë drejt së ardhmes”, u shpreh ai.

Kurti foli edhe për rëndësinë e sportit, duke bërë thirrje që të rinjtë të angazhohen më shumë në aktivitete sportive dhe më pak në përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale.

“E ne gjithashtu, bashkë me ministrin Blerim Gashani, dëshirojmë që t’i japim hov sportit, e në veçanti futbollit si sporti më i popullarizuar, sepse nuk ka kundërvënie më të mirë ndaj pasivitetit të rinisë, ndaj obsesionit me rrjetet sociale dhe me përqendrimin shumorësh gjatë ditës në telefona, se sa futbolli”, tha ai.

Kryeministri në detyrë përmendi edhe shembullin e 72-vjeçarit Adem Brahaj, i cili vazhdon të luajë futboll, duke e cilësuar atë si frymëzim për të rinjtë dhe të moshuarit.

“Sporti është edukim, sporti është disiplinë, sporti është përkushtim dhe sporti na bën bashkë. Sepse sportin nuk mundesh me luajt me vetveten por duhet bashkë me të tjerët”, deklaroi Kurti.

Ai garantoi mbështetjen e institucioneve për iniciativa të ngjashme sportive, duke thënë se Qeveria dhe Ministria e Sportit do të vazhdojnë të jenë pranë të rinjve dhe organizatorëve të aktiviteteve sportive.

“Do t’i mbështetim të gjitha iniciativat e këtilla sportive të cilat ua mësojnë rinisë dhe jo vetëm, shpirtin e garës, fitoren me dinjitet, por edhe humbjen me respekt. Ju dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Do të na keni pranë për iniciativa sportive dhe jo vetëm”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz