Franca po ballafaqohet me një valë të madhe të motit të ngrohtë, e cila pritet të përkeqësohet gjatë ditëve të ardhshme. Si kundërpërgjigje, autoritetet kanë ndaluar mbajtjen e disa festivaleve të muzikës si dhe shitjen e alkoolit në pika të ndryshme në vend.
Vala e të ngrohtit ekstrem e cila ka kaluar Francën pritet të përkeqësohet gjatë ditëve të ardhshme përderisa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat, gjatë javë së ardhshme do të tejkalojnë 40 gradë celsius dhe lehtë mund të shënojnë rekorde.
Autoritetet lokale në pjesës të ndryshme të Francës tanimë kanë publikuar paralajmërime dhe këshilla për qytetarët, posaçërisht ata të moshuar dhe në gjendje të keqe shëndetësore, që të mos lëvizin nga shtëpitë gjatë ditës përderisa, për të zvogëluar rrezikun , në shumë pjesë të vendit janë ndaluar festivalet muzikore që pritej të mbaheshin në të hapur gjatë orëve të ditës.
Gjithashtu është ndaluar shitja e alkoolit në ngjarje sportive dhe kulturore për shkak të rrezikut që e paraqet konsumi i alkoolit në temperatura të larta. Autoritetet gjithashtu i bënë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë alkool gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas meteorologëve, gjendja më kritike do të jetë gjatë së hënës dhe së martës, kur pritet që temperaturat do të arrijnë maksimumin por ekspertët paralajmërojnë që kjo mund të mos jetë vala e fundit e ngrohtit ekstrem që godet Francën këtë verë.