HomeLajmeAksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe dy persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz