HomeLajmeDelegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Të ngjajshme

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër

Bisedimet e nivelit të lartë mes nënpresidentit amerikan, JD...

Katy Perry ironizon ish-partnerët gjatë koncertit, performancë me mesazhe të fshehta

Këngëtarja e njohur Katy Perry ka tërhequr vëmendjen gjatë...

Vdes anëtari legjendar i “Friends”

James Burrows, regjisori legjendar i disa prej sitcom-eve më...

Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar

Në sport ka garues të shumtë, por vetëm pak...

Delegacioniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit kanë mbërritur në Zvicër, aty ku pritet të fillojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit mes të dyja vendeve.

Delegacioni amerikan kryesohet nga zëvendëspresidenti, JD Vance, derisa atij iranian i prin Mohammad Bagher Ghalibaf.

Bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit vijnë vetëm një ditë pasi që ushtria iraniane ka deklaruar se ka mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të sulmeve izraelite në jug të Libanit.

Irani gjithashtu ka përmendur shkeljen e marrëveshjes me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës si një arsye për mbylljen e ngushticës.

Megjithatë, ushtria amerikane ka deklaruar se “trafiku vazhdon të kalojë” përmes ngushticës.

Zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në bisedime do t’u bashkohen edhe kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe shefi i forcave të armatosura të vendit, marshalli i fushës Asim Munir.

Pakistani ka vepruar si ndërmjetës gjatë gjithë luftës dhe ka pritur një rund të mëparshëm negociatash mes SHBA-së dhe Iranit.

Vance ka thënë se shpresonte të bënte përparim “në çështjen bërthamore” dhe në “çështjen e armëpushimit në Liban”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë se vendi i tij do të kërkonte që “pala tjetër të përmbushë angazhimet e saj”.

Më herët gjatë kësaj jave, presidentët e SHBA-së dhe Iranit nënshkruan një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund luftës, përfshirë edhe konfliktin në Liban, me efekt të menjëhershëm.

Marrëveshja përfshinte angazhimin për bisedime të mëtejshme me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve të ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz