Një fëmijë ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej nga lëndimet e marra në një vetaksident me trotinet elektrik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, ku i mituri ishte rrëzuar nga trotineti elektrik dhe kishte pësuar lëndime trupore.
Pas gati dy javësh trajtim mjekësor, ai ka ndërruar jetë të shtunën në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është cilësuar si “Vetaksident trafiku me fatalitet”. /Lajmi.net/