Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Bubavec të Malishevës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Bazuar në vlerësimin fillestar të mjekut, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/