HomeLajmeTrump: Nuk ka taksa në Ngushticën e Hormuzit, as tani dhe as...

Trump: Nuk ka taksa në Ngushticën e Hormuzit, as tani dhe as pas një periudhe 60-ditore

Të ngjajshme

Cucurella shënon golin e katërt për Spanjën

Spanja po e shijon plotësisht ndeshjen dhe po e...

Me bikini nga bregdeti, Dolce “bombardon” me asetet trupore

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ndezur...

Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan...

Franca në alarm nga të nxehtit ekstrem, ndalohen festivalet

Franca po ballafaqohet me një valë të madhe të...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të vendosen tarifa për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit as gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit dhe as pas përfundimit të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me lëvizjen detare në këtë korridor strategjik, duke theksuar se nuk do të ketë pagesa për kalimin e anijeve, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të ketë tarifa me pagesë në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë periudhës së armëpushimit dhe nuk do të ketë tarifa me pagesë pas skadimit të periudhës 60-ditore, përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse marrëveshja nuk përfundon, për shërbimet e ofruara si engjëll mbrojtës për vendet e Lindjes së Mesme për qëllime të rimbursimit të kostove si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen dhe në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon dhe debatit ndërkombëtar për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz