HomeSportMe lot në sy dhe shumë emocione, Blinera Jaha pensionohet nga volejbolli

Me lot në sy dhe shumë emocione, Blinera Jaha pensionohet nga volejbolli

Të ngjajshme

Cucurella shënon golin e katërt për Spanjën

Spanja po e shijon plotësisht ndeshjen dhe po e...

Me bikini nga bregdeti, Dolce “bombardon” me asetet trupore

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ndezur...

Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan...

Një mbrëmje e mbushur me emocione, mirënjohje dhe respekt u zhvillua në nder të volejbollistes së njohur të Kosovës, Blinera Jaha, e cila zhvilloi ndeshjen e saj të fundit me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Në një atmosferë të veçantë, të rrethuar nga bashkëlojtare, familjarë, miq dhe dashamirë të volejbollit, Jaha u përshëndet me nderime për kontributin e saj shumëvjeçar në përfaqësimin e Kosovës në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Ajo nisi rrugëtimin e saj nga Akademia “Drita”, për të arritur më pas deri në paraqitje në nivelin elitar të volejbollit evropian, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e këtij sporti në vend, shkruan Indeksonline

May be an image of tennis, volleyball and text

Në shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm, Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, i dorëzoi një mirënjohje të veçantë gjatë ceremonisë së organizuar për nder të saj.

May be an image of volleyball and text

Momenti u bë edhe më simbolik me një tortë të përgatitur me numrin 6, fanellën që Jaha e mbajti me krenari përgjatë gjithë karrierës së saj me Kombëtaren, duke u bërë pjesë e shumë ndeshjeve dhe momenteve të paharrueshme për volejbollin kosovar.

Federata e Volejbollit të Kosovës dhe komuniteti sportiv e falënderuan për çdo sakrificë, pikë dhe emocion të dhuruar ndër vite, duke vlerësuar lart kontributin e saj në ngritjen e nivelit të volejbollit në vend.

May be an image of volleyball and text

Me këtë rast, u theksua se ndonëse karriera e saj me Kombëtaren përfundon, emri i Blinera Jaha do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së volejbollit të Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz