HomeBotëDy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten shtatë persona

Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten shtatë persona

Të ngjajshme

A do të martohet Taylor Swift këtë fundjavë?

Fansat e Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë pritur...

Aksident në Ozdrim të Pejës, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot...

Kurti sërish i shmanget pyetjes për projektin e gazit amerikan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish i është shmangur...

Ben Blushi nderohet me Çmimin Special “Hyjnesha në Fron” në Panairin e Librit 2026

Shkrimtari Ben Blushi u nderua me Çmimin Special “Hyjnesha...

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve të ndodhura buzë rruge në veriperëndim të Pakistanit, të shtunën, ka raportuar një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Bannu të provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me rajonin fisnor të trazuar të Vaziristanit Verior, pranë Afganistanit.

Sipas autoriteteve, bombat ishin vendosur përgjatë një rruge. Shpërthimi i parë ka goditur një furgon pasagjerësh, duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur tre të tjerë, ka deklaruar për gazetarët shefi i policisë së qarkut, Yasir Afridi.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur teksa banorët po transportonin trupat dhe të plagosurit me autoambulanca. Në këtë shpërthim, të paktën dy persona kanë humbur jetën.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz