HomeLajmeDebati për gazin amerikan, Kurti e Prattipati shihen në një organizim të...

Debati për gazin amerikan, Kurti e Prattipati shihen në një organizim të grave ndërmarrëse

Të ngjajshme

Nesër rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Nesër do të rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj i cili...

Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten shtatë persona

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të...

Maqedonci: Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e UÇK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ilir...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, janë parë sot në një organizim me gratë ndërmarrëse. Ky takim mes tyre vjen në valën e debatit që po ndodh rreth projektit të gazit amerikan.

Ditë më parë, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, përmes një shkrimi autorial i kishte bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan.

Thirrje të ngjashme ditë më pas ka pasur edhe një zyrtar tjetër i Ambasadës amerikane, ndërkohë se Kosova duhet të bashkohet në rrjetin e LNG-së e thonë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ka folur për temën e gazit, ka thënë se Kosova mund të lidhet në centralin e gazit amerikan në Vlorë dhe se nga atje mund të importojë energji elektrike.

Ky pozicion i Kurtit për të mos ndërtuar rrjet të gazsjellësit në Kosovë po cilësohet si një qëndrim kundër vetë SHBA-së. Ish-kryeministri Avdullah Hoti po kërkon protestë demokratike në përkrahje të projektit.

Edhe në vitin 2021 kur Qeveria Kurti e kishte refuzuar projektin, kishte pasur një debat të ngjashëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz