HomeLajmeMesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

Të ngjajshme

Në dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë lufte

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme të sigurisë, NATO...

Kaq vite mbush sot Getinjo

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, feston sot një përvjetor...

Tre alpinistë humbin jetën në Alpet Italiane

Tre alpinistë kanë humbur jetën në Alpet Italiane, kanë...

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Telashet për Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës...

Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ish-ushtari amerikan i NATO-s, Eric Nowlen, ka ndarë një mesazh emocional duke kujtuar shërbimin e tij gjatë luftës dhe periudhës së pasluftës në Kosovë.

Ai ka treguar se edhe pas 27 vitesh vazhdon të marrë mesazhe falënderimi nga qytetarët e Kosovës për rolin e tij në vendosjen e paqes dhe lirisë në vend.

“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Momente të tilla më bëjnë të ndiej se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime nuk ka qenë e kotë”, ka shkruar ai.

Sipas Nowlen, mesazhe të tilla janë dëshmi se prania dhe angazhimi i ushtarëve ndërkombëtarë në Kosovë kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e qytetarëve.

Personi që e ka kontaktuar dhe e ka falënderuar është gazetari nga Kaçaniku, Alban Muhaxheri, i cili ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes dhe lirisë në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz