HomeLajmeNë dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë...

Në dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë lufte

Të ngjajshme

Aksident me pushkë ajrore në Drenas, i lëndohet gishti një personi

Të premten në Drenas raportohet se një person ka...

Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ish-ushtari amerikan i...

KQZ përfundon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, publikohen rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në përditësimin...

Fushë Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka thënë se...

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë: Vijojnë kërkimet, në terren edhe një ekip i FSK-së

Drejtori i Policisë së Tiranës, së bashku me Drejtorin...

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar komandant Adem Shehit, ku është rikthyer në një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës çlirimtare.

Në fjalën e saj, Haxhiu ka theksuar se historia e luftës së Kosovës nuk mund të kuptohet pa kontributin e njerëzve nga Shqipëria, të cilët iu përgjigjën thirrjes për ndihmë në kohë lufte.

Ajo ka vlerësuar ekipin realizues të dokumentarit, duke thënë se kanë ruajtur jo vetëm një jetëshkrim, por edhe zërin e një kohe dhe kujtimin e atyre që morën vendime të rëndësishme në periudha të vështira.

Sipas saj, dokumentari sjell më afër figurën e komandantit Adem Shehi, oficerit nga Shqipëria dhe komandantit të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, i cili dijen, përvojën dhe disiplinën ushtarake i vuri në shërbim të luftës çlirimtare në Kosovë.

Haxhiu theksoi gjithashtu se gjatë luftës, Shqipëria ka qenë krah Kosovës me njerëz, strehë, dije dhe armë, duke e cilësuar këtë si një nga të vërtetat e rëndësishme të historisë së lirisë së vendit.

Në përmbyllje, ajo u shpreh me respekt dhe mirënjohje për kontributin e komandant Shehit në luftën për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz