Ushtruesja e detyrë së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se të premten ka pritur në takim studentë të universitetit ETH Zürich.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka treguar se me ta ka biseduar për Kosovën e sotme, për demokracinë tonë të re, për proceset zgjedhore, për institucionet, për rininë, për teknologjinë dhe për potencialin e madh që vendi ynë ka në fushat e dijes, inovacionit dhe zhvillimit.
“Kosova është vend i ri, me popullsi të re dhe me shumë të rinj që flasin gjuhë të huaja, studiojnë, punojnë në teknologji dhe lidhen çdo ditë me botën. Pikërisht kjo energji e bën vendin tonë interesant për studentë, studiues dhe universitete ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Dje prita studentë të ETH Zürich, një prej universiteteve më të njohura në botë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite edukative.
Ishte kënaqësi të bisedoja me ta për Kosovën e sotme, për demokracinë tonë të re, për proceset zgjedhore, për institucionet, për rininë, për teknologjinë dhe për potencialin e madh që vendi ynë ka në fushat e dijes, inovacionit dhe zhvillimit.
Kosova është vend i ri, me popullsi të re dhe me shumë të rinj që flasin gjuhë të huaja, studiojnë, punojnë në teknologji dhe lidhen çdo ditë me botën. Pikërisht kjo energji e bën vendin tonë interesant për studentë, studiues dhe universitete ndërkombëtare.
Uroj që kjo vizitë t’u ketë dhënë arsye të kthehen sërish në Kosovë, si studentë, studiues, miq apo bashkëpunëtorë të ardhshëm.