HomeLajmeArrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut

Të ngjajshme

Mbi 55% e votave të numëruara: Këto janë pesëshet më të votuara në Prishtinë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve që garojnë...

As te Barcelona e as te Atletiko, Bernardo Silva te Real Madridi!

Situata me Bernardo Silvan është përmbysur krejtësisht. Portugezi ishte në...

E FUNDIT: Marrëveshja ShBA-Iran afër, Trump anulon sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur...

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e PK-së, shtohet edhe se, arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë

Mitrovicë Jugu, 11 qershor 2026

Si rezultat i një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë.

Arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari

Pas procedurave intervistuese dhe veprimeve tjera të nevojshme procedurale, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të moshë së mitur, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz