HomeLajmeZgjedhjet e shpeshta në Kosovë – Osmani: Jam pak më shpresëplotë se...

Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë – Osmani: Jam pak më shpresëplotë se të gjitha forcat politike do ta kuptojnë se kompromisi është rruga përpara

Të ngjajshme

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar procesin e numërimit...

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka filluar publikimin e rezultateve...

Osmani: Krizat e përsëritura politike po i frustrrojnë qytetarët dhe po pengojnë integrimin evropian

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e krizave politike në vend, duke vlerësuar se ato po krijojnë pakënaqësi te qytetarët dhe po ngadalësojnë proceset kyçe shtetërore, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Osmani tha se situatat e tilla janë shndërruar në një dukuri të zakonshme në skenën politike kosovare, por sipas saj, pasojat e tyre po ndihen gjithnjë e më shumë nga qytetarët.

“Është bërë një dukuri e rregullt, por është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq për njerëzit që po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga këto procese të përsëritura”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, bllokadat politike nuk po ndikojnë vetëm në funksionimin e institucioneve, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

“Është frustrim edhe për vendin, i cili nuk po arrin të ecë përpara me procese shumë të rëndësishme të brendshme”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje se një nga fushat më të prekura nga paqëndrueshmëria politike mbetet integrimi evropian i Kosovës.

“Është gjithashtu frustrim për procesin e integrimit evropian, i cili po ngec për shkak të krizave të njëpasnjëshme”, u shpreh Osmani.

Megjithatë, ajo u shfaq më optimiste pas procesit të fundit zgjedhor, duke besuar se partitë politike do të tregojnë më shumë gatishmëri për bashkëpunim në funksion të krijimit të institucioneve të reja.

“Pas këtyre zgjedhjeve, jam pak më shpresëplotë se të gjitha forcat politike do ta kuptojnë se kompromisi është rruga përpara dhe se institucionet do të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Osmani.

Në fund, ajo theksoi se zvarritja e krijimit të institucioneve po reflektohet drejtpërdrejt në stabilitetin politik të vendit dhe në avancimin e proceseve të rëndësishme shtetërore./lajmi.net/

- Advertisement -